Merkatoja e Partizanit “në frenato”, ja çfarë i pengon të kuqtë deri në përfundim të sezonit

Partizani nuk e ka siguruar kualifikimin në Kupat e Europës. Ky fakt i ka detyruar drejtuesit të ngadalësojnë në planet për sezonin e ardhshëm.

partizani4

Nëse te Laçi apo Tirana kanë nisur apo po negociohen rinovimet, te Partizani gjithçka është në pauzë, me lojtarët në fund të kontratave, që po presin të mbyllen llogaritë e sezonit për t’u ulur me drejtuesit dhe për të diskutuar të ardhmen e tyre. Emra si Hoxha e Zhunior dalin të lirë pas Laçit, ndërsa Mala, Kallaku, Albion Marku apo Liço kthehen në ekipet në pronësi të tyre.

Ndërkohë, emra si Bitri, Herald Marku, Sembene, Maget, Mirosavljev apo Kote, që janë përfolur për largime, pritet të kërkojnë “fletëdaljen” vetëm pas Laçit. Ndërkohë, as lojtarët e kërkuar si Ibraimi apo Jashanica nuk janë të gatshëm të kthejnë përgjigje, pa u vendosur për kualifikimin në Ligën e Konferencës.

Arena e Lajmit


Loading…

Merkatoja e Partizanit “në frenato”, ja çfarë i pengon të kuqtë deri në përfundim të sezonit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook