Video/ “Kemi pasur kontakte me pjesë të caktuara të opozitës”! Balla: Bajram Begaj do të jetë një President konsensual

Balla23

Duke folur jashtë dyerve të Kuvendit, kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, tha se PS po i jep Shqipërisë një President, që është një qytetar normal, ndryshe nga Presidenti aktual.

Balla u shpreh se Bajram Begaj është një kandidaturë konsensuale dhe do të jetë një President konsensual.

“PS ka vendosur një standard në këtë proces, që ka nisur këtu e tre muaj më parë dhe i ndarë në tre faza. Faza e parë ishte dëshira jonë për të dialoguar me opozitën. Në tre raundet e para, të drejtën për të propozuar e ka opozita, në raundin e katërt e kemi ne të drejtën. Ne kemi pasur kontaktet me pjesë të caktuara të opozitës, kemi pasur edhe dëshirën për të dialoguar me grupin parlamentar të PD, por ky i fundit shpalli bojkot. Është shumë e rëndë, tejet e rëndë, që PD nuk ka mësuar asgjë nga gabimet e të shkuarës. Bojkoti i Kuvendit është fyerje për qytetarët që e kanë votuar PD më 25 prill.

Të mos harrojë asnjë deputet që këtu është përfaqësues i qytetarëve në radhë të parë, pastaj i PD. Ne po zgjedhim sot në krye të vendit një qytetar normal. Dua t’i japim Shqipërisë një president normal, ndryshe nga presidenti në largim. Besoj se Shqipëria sot do të ketë presidentin e ri të zgjedhur, i cili do të marrë detyrën më 24 korrik. Është e vërtetë që në Kushtetutë parashikohet që anëtarë të FA nuk mund të zgjidhen apo të emërohen, por kurrsesi të propozohen. Nëse në orën 16:00 dekreti i presidentit nuk do të ishte në Komisionin e Ligjeve, kjo do të hante diskutim. Z. Bajram Begaj është një kandidaturë konsensuale dhe do të jetë një president konsensual, kjo për faktin se PS nuk kërkon një president të vetin”, tha Balla.

Arena e Lajmit

Video/ “Kemi pasur kontakte me pjesë të caktuara të opozitës”! Balla: Bajram Begaj do të jetë një President konsensual

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook