Video/ Votimi për Presidentin/ Berisha akuza të rënda: Rama është korruptuar me pronat e bazave ushtarake dhe…

Berisha Voton

Pas bojkotit të votimit për gjeneral major Bajram Begaj për postin e Presidentit, kreu i PD Sal Berisha ka folur para gazetarëve në ambientet e jashtme të Kuvendit.

Berisha tha “Kjo procedurë është shumë e rrezikshme për vendin sepse i hap shtegun, me këtë precedent, që çdo shef shtabi të aspirojë që të kapë kreun e shtetit, duke shfrytëzuar këtë precedent, i cili, në rastin konkret, flitet se Edi Rama është korruptuar me pronat e bazave ushtarake, dhe të ushtrisë”.

“Unë po flas fillimin. Zotit Meta i është dërguar zhdekretimi dhe dekretimi i kandidatit. Pra, ai nuk ka shkuar aty për asnjë arsye tjetër veçse si kandidat për President. Në historinë e botës së lirë ju kurrë nuk do të gjeni një rast të vetëm kur një person kalon nga karrigia e shefit të shtabit të përgjithshëm, në karrigen e Presidentit. Kjo mund të ndodhë vetëm në junta, vetëm në puçe dhe grushte shteti. Kjo procedurë është një procedurë shumë e rrezikshme për vendin, sepse kjo i hap shteg që çdo shef shtabi të aspirojë të kapë kreun e shtetit duke shfrytëzuar këtë precedent. I cili në rastin konkret flitet se Edi Rama është korruptuar me pronat e bazave të ushtrisë, në rastet e tjera një shef tjetër shtabi mund të korruptojë, mund të marrë peng kryeministrin e një vendi edhe në dhunën e ushtrisë dhe forcës së saj, me këtë precedent, kreun e shtetit. Në një rast që s’ka ndodhur kurrë në historinë e botës së vendeve të lira, ndodh për herë të parë në narkoshtetin shqiptar. Dhe unë e denoncoj këtë me forcën më të madhe”, tha Berisha.

Gazetarja: Nëse flisni për mafien e pronave të ushtrisë, pse do pritej ky kandidat në Pentagon disa ditë më parë nëse do ishte kaq i korruptuar?

Berisha: Nuk u prit Saimir Tahiri në Shtëpinë e Bardhë? Këto nuk janë argumente. Saja u ul përballë dhe ishte zyrtar më i rëndësishëm se ky për të thënë të drejtën, kjo nuk përbën asnjë lloj pasaporte apo dëshmie. Fakti është se burime plotësisht të besueshëm të mediave dhe politikanëve kanë denoncuar se zotëria ka firmën mbi dokumentet për plaçkitjen e bazave në Gjirin e Palit dhe në Sarandë. Kushtetuta është një njërën anë dhe këto anë të tjera, por SKAPI i partisë deklaroi se nuk ka asnjë hetim për zotin Begaj. SKAP-i nuk guxon të hapë hetime për nivel më të larta, si p.sh. hetim për zotin Ahmetaj apo Veliaj dhe hapë çështje të tilla. Merr ca peshq të vegjël dhe thotë e zgjidha këtë punë.

Me akuzat për pronat e bregdetit jam njohur edhe më herët por për këto fakte jam njohur dje dhe sot.

 

Video/ Votimi për Presidentin/ Berisha akuza të rënda: Rama është korruptuar me pronat e bazave ushtarake dhe…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook