Video/ “Kandidat që nuk e provokon opozitën”, Drejtori i News24: Ka profil neutral, besoj që partnerët…

Bajrambegaj

Në emisionin “Kjo Javë” me gazetaren Nisida Tufa, i ftuar në studio për të diskutuar mbi figurën e kandidatit për President, Bajram Begaj, Drejtori i News24 Robert Rakipllari u shpreh se ky propozim i maxhorancës nuk provokon opozitën.

Sipas tij, Begaj është një emër neutral, ndërsa shtoi se për shkak dhe të karrierës së tij, edhe aleatët tanë strategjik do të kenë dhënë miratimin e tyre.

“Ishte kandidaturë e papritur, siç ishte parashikuar që do të kishte kandidat që surprizonte opinionin publik, dhe Rama këtë e arriti. Nga të dhënat që kemi, kandidatët që ishin përfolur u shqyrtuan në mbledhjen e kryesisë së PS, por u zgjodh zoti Begaj.

Ajo çka mund të themi nga çfarë kemi parë deri tani, ky kandidat nuk provokon opozitën nga pikëpamja e biografisë apo profesionale, me profil neutral, por ngelet për t’u parë si do ecin më tej ngjarjet nëse do t’i qëndrojë nivelit të lartë si President.

Gjithsesi, nga kjo pikëpamje është pozitive fakti që nuk është gjetur një kandidat politik, dhe besoj se është një kandidat që edhe partnerët tanë strategjik, kanë dhënë ‘ok’”, u shpreh Rakipllari.

Video/ “Kandidat që nuk e provokon opozitën”, Drejtori i News24: Ka profil neutral, besoj që partnerët…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook