Beatrix Ramosaj është padyshim një ndër emrat më të përfolur përgjatë këtyre muajve të fundit. Pas ndarjes nga Donald Veshaj, këngëtarja ka vazhduar jetën e saj ku tashmë duket se është fokusuar tek gjërat që i sjellin pozitivitet dhe dashuri.
Artistja është goxha aktive në rrjetet sociale ku shpesh herë ndan ndan foto apo video nga përditshmëria e saj. E ndërsa sot të gjithë festojnë “Kurban Bajramin” me familjet e tyre, Trixa është bërë nostalgjike duke ndarë më ndjekësit e saj një foto të vjetër të familjes së saj ku pranë tyre ndodhej dhe babai i ndjerë i këngëtares.
Në foto duket Antigona përkrah tij dhe Beatrix me vëllanë e saj Albanin, kur ishin ende të vegjël.
Ju kujtojmë që babai i Beatrix dhe Alban Ramosajt, Muhameti, ndërroi jetë shumë i ri dhe si rrjedhojë ata u rritën vetëm me dashurinë e nënës së tyre, Antigonës.