EKSKLUZIVE/ Mbrojtësi i Vllaznisë rikthehet sërish në skenë, Partizani pret pas dere

Esin Hakaj la Partizanin verën e shkuar, për t’u transferuar në Turqi, por aventura atje u mbyll shumë më shpejt sesa pritej.

Hakaj

Brenda pak javësh, mbrojtësit të majtë iu desh të kthehej në Superiore, ku këtë herë firmosi me Vllazninë për një sezon. Në fund rezultoi të ishte një zgjedhje e mirë e 25-vjeçarit, sepse në Shkodër ka shkëlqyer më shumë se kudo.

Por, burime për “Panorama Sport”bëjnë me dije se Hakaj ka dëshirë të transferohet edhe një herë jashtë vendit, për të provuar veten për një kohë më të gjatë.

Turqia mbetet destinacion i preferuar i tij. Gjithsesi, në rast se ky synim i mbrojtësit nuk arrihet, pas dere është Partizani.

Hakaj ka zgjedhur klubin e kuq mes disa ofertave të tjera për të vijuar karrierën në rast se transferimi jashtë vendit nuk materializohet. Hakaj numëron 1 gol dhe 5 asiste me Vllazninë.

Arena e Lajmit


Loading…

EKSKLUZIVE/ Mbrojtësi i Vllaznisë rikthehet sërish në skenë, Partizani pret pas dere

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook