Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka, uron Bajram Begajn në detyrën e re si President i Republikës.
Në një postim në “facebook”, shoqëruar me foto, ministrja Xhaçka thekson se Bajram Begaj do të jetë një President që të dijë t’i japë institucionit të Presidencës dinjitetin e simbolit të unitetit te kombit.
“Urime dhe suksese zoti President! Një ushtarak, një mjek, një ish koleg me të cilin kam patur fatin të punoj me vlerësimin maksimal për profesionalizmin e urtësinë. Një President që jam e bindur do të dijë t’i japë institucionit të Presidencës dinjitetin e simbolit të unitetit te kombit 🇦🇱!”, shkruan ministrja Xhaçka.
Arena e Lajmit