Partizani nuk pritet të ketë shumë ndryshime ndaj Kastriotit, në krahasim me ndeshjen e shkuar ndaj Egnatias.
Lajmi i madh është rikthimi i Albion Markut, i cili i ka kaluar problemet muskulore prej ngarkesës fizike dhe është plotësisht i gatshëm për sfidën e sotme, që nis në orën 17:00 në “Elbasan Arena”.
Pjesa tjetër e skuadrës do të jetë e njëjta, me Hoxhën në portë. Para kapitenit do të vendosen Belica e Bitri, teksa krahu i majtë i mbrojtjes është bërë pronë e Hadrojt.
Në mesfushë Herald Marku do të jetë sërish titullar, teksa Matondo dhe Rrapaj plotësojnë repartin e mesfushës.
Në sulm, Cara pritet të qëndrojë në stol, me Mehmetin, që do t’i besojë tridentit Zhunior-Skuka-Mala.
Arena e Lajmit
Loading…