Sulmuesi maqedonas, Fahrudin Gjurgjeviç, mund të largohet nga Vllaznia pas përfundimit të sezonit.
Dëmtimi i tij dhe paraqitja larg pritshmërisë këtë kampionat, me vetëm një gol të shënuar, ka bërë që drejtuesit të mendojnë rishikimin e kontratës me sulmuesin.
Gjurgjeviç e nisi në mënyrën më të mirë me kuqeblutë, duke realizuar dy herë në Ligën e Konferencës ndaj Shiroki Brijegut.
Megjithatë, vazhdimësia nuk ka qenë pozitive dhe klubi pritet t’i japë duart pas pak ditësh.
Arena e Lajmit
Loading…