Llogaritja e votave, dyshimet që një votë pro Presidentit Begajt të ketë ardhur nga opozita

Kuvend Votimi43

Më 78 vota pro, 4 kundër dhe 1 abstenim, Bajram Begaj është zgjedhur Presidenti i ri i Republikës së Shqipërisë.

Gazetari Ergys Gjençaj gjatë raportimit për News24 dhe BalkanWeb, tha se sipas kalkulimeve, votat kundër mendohet se kanë ardhur 3 nga LSI dhe 1 nga PDIU.

Sakaq sipas llogarive, mendohet 1 votë abstenim të ketë ardhur nga deputetët e PDIU, e po kështu një prej deputetëve të kësaj partie të ketë votuar pro për Presidentin Begaj.

“Nëse marrim në konsideratë deklaratën e Monika Kryemadhin, tre votat kundër duhet të jenë nga LSI, ndërkohë tre deputetë të PDIU rezulton të kenë votuar 1 kundër, 1 abstenim dhe një pro”, deklaroi gazetari Gjençaj.

Llogaritja e votave, dyshimet që një votë pro Presidentit Begajt të ketë ardhur nga opozita

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook