Pol Pogba është fare pranë rikthimit te Juventusi.
Sipas asaj që raporton e përditshmja sportive italiane “La Gazzetta dello Sport”, mesfushori francez i ka thënë “PO”, propozimit të bardhezinjve duke mos u tunduar nga oferta faraonike e PSG-së.
Mungojnë vetëm detajet e fundit për ta konkretizuar këtë tratativë, teksa Pogba ka pranuar Juventusin për një kontratë 3-vjeçare me një pagë 7,5 milionë euro në sezon plus bonuset që arrijnë deri në 10 milionë euro në sezon.
Ndërsa oferta e klubit parizien ishte më shumë se 14 milionë euro.
Tratativa me “Zonjën e Vjetër” nuk ka përfunduar teksa po diskutohen detajet e fundit dhe më pas për të arritur te “tymi i bardhë”.
Francezi do të vijë me parametra zero në Torino pasi kontrata e tij me Mançester Junajtid i skadon më 30 qershor të këtij viti.
Gjatë këtij sezoni me fanellën e “Djajve të Kuq”, 29-vjeçari është aktivizuar në total në këtë sezon në Premier Ligë në 20 ndeshje duke shënuar 1 gol dhe duke dhuruar dhe 9 asiste për shokët e tij të skuadrës.
Ky do të ishte rikthimi i tij i dytë me Juventusin pas sezoneve fantastike të kryera nga 2012 deri në 2016.
– Arena e Lajmit
Loading…