Dinamo pritet të zbresë në fushë me të njëjtin formacion që ka luajtur javët e fundit.
Dilema e Vanolit është Samake apo Prodani në të majtë të mbrojtjes. Në portë do të jetë Harizaj, ndërsa prapavija plotësohet me Maliqin, Imamin dhe Mijën.
Siljanovski, Demiri dhe Sidibe do të luajnë në mesfushë, ndërsa në sulm Ibraimi, Rexhinaldo dhe Haxhiu.
Ndërkohë, pas Devid Fejzullës, sot një tjetër lojtar i ri që mund të debutojë te Dinamo me Vanolin trajner është mesfushori Redon Laho.
Arena e Lajmit
Loading…