Tuhel e quan mrekulli vendin e tretë për Çelsin: Këtë sezon na mungoi “Van Dajku” ynë Kante

Çelsi e siguroi renditjen pas Mançester Sitit dhe Liverpulit këtë sezon përpara se të zbresë në fushë në ndeshjen e fundit kundër Uotfordit të dielën.

TUHEL

Dhe për trajnerin Tomas Tuhel vendi i tretë është një mrekulli për shkak të problemeve fizike, por edhe atyre jashtë fushe këtë sezon.

Në lidhje me të parën, ai e vë theksin se atyre u mungoi për një kohë shumë të gjatë një lojtar kyç si N’Golo Kante.

Mesfushori francez u kthye titullar në barazimin e fundit me Lestërin 1-1 të enjten, pasi kishte humbur katër ndeshjet e fundit me një seri problemesh fizike.

“Mendoj se ai është një lojtar kyç, kyç, kyç”, e nënvizoi gjermani disa herë në konferencë.

“Por lojtarët kyç duhet të jenë në fushë dhe ai ka luajtur vetëm 40% të ndeshjeve, kështu që është një mrekulli që ne mbërritëm të tretët këtë sezon.

Ai është Salahu, Van Dajku, De Bryjne, Nejmari, Mbapeja ynë.

Ai është futbollisti që bën diferencën dhe nëse ti e ke në fushë vetëm në 40% të kohës ky është një problem i madh.

Duke parë këtë përqindje kjo është ndoshta një mrekulli që ne prodhuam vazhdimësi rezultatesh, sepse pamë Liverpulin sezonin e shkuar se sa shumë vuajti pa Van Dajkun e dëmtuar”, tha Tuhel.

Arena e Lajmit


Loading…

Tuhel e quan mrekulli vendin e tretë për Çelsin: Këtë sezon na mungoi “Van Dajku” ynë Kante

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook