Mes luftës dhe pushtimit rus në Ukrainë, Presidenti Vladimir Putin pritet të bëhet baba në moshën 69-vjeçare. Lajmi është bërë publik nga “Mirror”, që i referohet kanalit Telegram General SVR.
Presidenti 69-vjeçar rus thuhet se ka bërë dy fëmijë me 39-vjeçaren Alina Kabaeva, një ish gjimnaste, ndërsa tani janë në pritje të një vajze.
Nga ana tjetër, të njëjtat raporte pohojnë se kur Putini u njoftua me këtë lajm të bërë publik në media, tha se ka “mjaftueshëm fëmijë”, duke e mohuar.
Kujtojmë se jeta private e Putinit është tepër sekrete dhe deri më tani askush nuk di të konfirmojë me saktësi sesa fëmijë ka.
Vajzat e tij më të njohura janë Maria Vorotsova, 37 vjeç dhe Katerina Tikhonova, 35 vjeçe, të cilat ai i ka me ish-bashkëshorten Lyudmila.
Të dyja janë sanksionuar nga perëndimi që nga fillimi i Luftës së Rusisë në Ukrainë , e cila filloi 136 ditë më parë më 24 shkurt.