Fëmijët e lagjes i vënë zjarrin, shkrumbohet vila 3-katëshe në Berat, pronarët… (VIDEO)

Gtht

Një zjarr ka përfshirë mbrëmjen e sotme një vilë 3-katëshe në lagjen e ish/pjeshkores në Berat. Zjarri është pikasur fillimisht në një nga dhomat e vilës dhe në një kohë të shkurtër ka përfshirë të gjithë katin e dytë të kësaj vile.

Në vendngjarje kanë shkuar forcat të shumta të Repartit Zjarrfikës, që kanë mundur të lokalizojnë në kohë flakët e të shuajnë zjarrin. Sipas burimeve në vendngjarje, zjarri është vënë nga fëmijët e lagjes.

Mësohet se fëmijët kanë ndezur disa kartona dhe i kanë hedhur brenda në një nga dhomat, nga dritarja që ishte e hapur totalisht. Si pasojë e zjarrit të rënë janë shkrumbuar totalisht orenditë shtëpiake dhe gjithçka që ndodhej në katin e dytë të kësaj vile, i vetmi kat i rregulluar dhe funksional për banim pasi kati i parë dhe ai i tretë ishin akoma në rregullim e sipër.

Vila 3-katëshe është në pronësi të shtetasit Raqi Kule, por aty nuk banon asnjeri pasi familjarët jetojnë në Greqi.

Arena e Lajmit

Fëmijët e lagjes i vënë zjarrin, shkrumbohet vila 3-katëshe në Berat, pronarët… (VIDEO)

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook