Mbyllet sondazhi/ Ja kush u votuan ‘Miss dhe Mister Matura 2022’

Ja ku i kemi: Miss dhe Mister Matura 2022.

“Panorama Plus” hapi një konkursin për të zgjedhur “Miss dhe Mister Matura 2022”! Maturantë të shumtë na dërguan fotot e tyre të mbrëmjes së maturës në rrjetet sociale. Pas fazës së parë, një pjesë e tyre u bënë pjesë e sondazhit në faqen tonë të webit www.panorama.com.al/panoramaplus/ ku u votua nga e hëna, 4 korrik, deri të dielën, 10 korrik.

Sipas votave tuaja, “Miss Matura 2022” është shpallur Gilda Biba, gjimnazi “Petro Nini Luarasi” me 700 vota.

Gilda kishte zgjedhur në mbrëmjen e maturës një fustan blu të errët me temina. Fustani i fitueses sonë është i ngushtë me një të çarë në njërën këmbë, duke i shtuar asaj edhe më shumë elegancën. Gilda ka zgjedhur një makeup jo ekstravagant duke guxuar me ngjyrën blu të sve të kombinuar me fustanin. Flokët i ka bërë kaçurrela pa i shoqëruar me ndonjë kurorë apo gurë siç kemi parë te shumë maturante të tjera.

Dhe “Mister Matura 2022” Mustafa Bashvogli nga gjimnazi “Zihni Magani” i Peqinit, me 353 vota.

Larg kostumi klasik të pjesëmarrësve të tjerë, Mustafai kishte zgjedhur një veshje prej sheiku. Pa harruar shaminë në kokë, ai ishte një nga disa maturantët që këtë vit shkuar në mbrëmjen e maturës të veshur si sheikë.

Mbrëmja e maturës është një nga ngjarjet më të mëdha e të rëndësishme të periudhës së gjimnazit. Krah etheve të provimeve, maturantët impenjohen shumë, që kjo festë të jetë një ngjarje për të mos u harruar që të kurorëzojnë si duhet 3 vite shkollë dhe të nisin një periudhë të re në jetën e tyre. Pas dy vitesh pandemi dhe kufizimit të festave dhe organizimeve, më në fund këtë vit patën mundësi për të organizuar festën e shumëpritur të maturës. Studentët kanë mbushur rrjetet sociale me postime të ndryshime, ku si çdo vit i përkushtohen për një kohë të gjatë kësaj ditë. Vajzat të veshura me fustanet më të mira dhe djemtë me kostumet e veçanta, padyshim që të gjithë kanë shkëlqyer në paraqitjet e tyre.

Ja rezultatet e plota:

Mbyllet sondazhi/ Ja kush u votuan ‘Miss dhe Mister Matura 2022’

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook