Agron Gjekmarkaj nuk mungon në asnjë seancë plenare. Si një deputet i rregullt, ai është gjithnjë aktiv në Parlament. Por teksa gjatë seancës është gjithnjë i angazhuar, jashtë ai shfaqet disi më i relaksuar nga kostumi i politikanit.
Këtë herë ai duket me një dhuratë në duar. Nuk dihet nëse e ka marrë këtë dhuratë apo po e dërgon, por brenda qeses një dhuratë dikë do të lumturojë. Në foton e siguruar nga paparaci ynë, shfaqet shoferi i tij, teksa e merr pakon nga duart e deputetit. Një detaj i tillë nuk u ka shpëtuar as deputetëve të tjerë, që kanë ndjekur me interes këtë ‘proces’.