Si zakonisht ngatërresa ka, por kaq të trasha nuk mund të ketë. Tirana dhe Partizani U-19 luajnë sot në të njëjtën orë me ndeshjen Dinamo-Tirana, me ndryshimin e vetëm që fusha është Peza.
Një naivitet i FSHF-së. Është normale që tifozët, por edhe drejtuesit e dy skuadrave mund të kishin dëshirë ta shihnin këtë ndeshje derbi të moshave. Si zakonisht moskoordinimi i koordinuar i federatës ka sjellë rrëmujën.
Te Tirana dhe Partizani të gjithëve u qante zemra të shihnin derbin e vogël. Madje, në klub mbërriti vetë Refik Halili për të organizuar punët. Gjysma e zyrtarëve janë fokusuar te ndeshja e Pezës, ndërsa Dinamoja shihet vetëm si një formalitet që duhet kaluar.
Arena e Lajmit
Loading…