Gratë e politikës na tregojnë javë pas jave që janë mikesha të mira, pavarësisht kampeve nga ato vijnë. Kjo është ajo çfarë përkthen edhe kjo foto. Deputetja e Partisë Demokratike, Dhurata Çupi, ka dalë nga seanca e Parlamentit së bashku me ministren e Bujqësisë, Frida Krifca.
Dy politikanet kanë bërë së bashku një pjesë të rrugës dhe biseda mes tyre duket kaq intensive, sa me vështirësi janë ndarë nga njëra-tjetra. Ndoshta kjo bisedë ka pasur ngjyra politike apo ka qenë më e thjeshtë se kaq, si dy femra që takohen e diskutojnë gjërat e tyre të përditshme.