Gazetarja e kronikës, Glidiona Daci tregoi disa nga metodat e trafikimit të kokainës nga shqiptarët.
E ftuar në emisionin “Open” në ‘News24’ të moderatores Eni Vasili, Daci tha se nga Brazili drejt Shqipërisë kryesisht droga transportohet e fshehur në mishin e pulës, ndërsa nga Ekuadori në banane.
“Përgjithësisht janë të ndara dhe destinacionet. Me mishin e pulës e kemi parë nga Brazili, ndërsa transportimin me banane, është Ekuadori. Përgjithësisht kanë ardhur banane nga Ekuadori. lënda narkotike që vjen këtu, siç ishte 613 kg kokainë, apo dhe orizi nga Pireu, si dhe rasti i fundit ku u predispozuar se do të grabitej lënda narkotike, ngre pikëpyetje është e pse policia shqiptare s’bën dorëzim të kontrolluar. Se lënë lëndën që të shkojë te ai që do ta marrë , por e ndalojnë dhe arrestojnë shoferët e kamionëve.”, tha ajo.
Arena e Lajmit