Aksident në Fier, përplasen dy automjete, plagoset një nga shoferët

Policia

Policia e Fierit bën me dije se ka vënë në pranga 54-vjeçarin M.V., dhe se ka nisur procedim penal për shtetasin B.K., pasi në vendin e quajtur ‘Rotondo  e Kolonjës’ shtetasi M.V., ka përplasur automjetin që drejtohej nga B.K.

Si pasojë është dëmtuar shtetasi B.K., i cili ndodhet në spital ku edhe po merr trajtim mjekësor.

Gjithashtu specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasin A. D., 35 vjeç, banues në Roskovec, pasi ka goditur me grushte, për motive të dobëta, shtetasin R. M., 30 vjeç.

DVP Fier

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasin E. J., 26 vjeç, banues në Fier, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën dhe i sekuestruan sasi lënde të dyshuara narkotike kokainë dhe kanabis.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasin M. V., 54 vjeç dhe nisi procedimi penal për shtetasin B. K., pasi në vendin e quajtur “Rotondo e Kolonjës”, Lushnjë, shtetasi M. V., duke drejtuar automjetin tip “Benz” është përplasur me motomjetin që drejtohej nga shtetasi B. K dhe për pasojë është dëmtuar shtetasi B. K., i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasin A. D., 35 vjeç, banues në Roskovec, pasi ka goditur me grushte, për motive të dobëta, shtetasin R. M., 30 vjeç.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Aksident në Fier, përplasen dy automjete, plagoset një nga shoferët

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook