“Abissnet Superiore” është një prej kampionateve me moshën mesatare më të re në Europë sipas një analize, ku shikohet se mesatarja është 25,7 vjeç.
Në bazë të skuadrave që kanë moshën më të re, ajo që kryeson është Skënderbeu me 24,4, ndërsa ndiqet nga Tirana me 24,8. Podiumin e mbyll Dinamo me një moshë mesatare 25,3, po aq sa dhe Partizani. Në vendin e fundit ndodhet Vllaznia me moshën mesatare 27,2.
Skuadra | Mosha mesatare |
Skënderbeu | 24.4 |
Tirana | 24.8 |
Dinamo | 25.3 |
Partizani | 25.3 |
Laçi | 25.8 |
Egnatia | 26.1 |
Kastriot | 26.3 |
Kukësi | 26.4 |
Teuta | 27 |
Vllaznia | 27.2 |
Nëse bazohen në kampionatet e mëdha europiane, shikohet që moshën më të ulët e ka vetëm Holanda, me një mesatare prej 25,4 vjeç.
Arena e Lajmit
Loading…