Pasi e eliminoi nga Liga e Kampionëve, Reali i Madridit tani kërkon që t’i marri një lojtar të rëndësishëm Mançester Sitit. Bëhet fjalë për mesfushorin gjerman, Ilkai Gyndogan, i cili ka shprehur dëshirën e tij për t’u larguar nga “Qytetarët” në fund të këtij sezoni.
Siç bën me dije “Marca”, Ançeloti ka filluar menjëherë punën nga merkato për të përforcuar skuadrën për sezonin e ardhshëm.
Gjermani është një prej objektivave të tij për të përforcuar mesfushën, i cili në 41 sfida këtë sezon, ka shënuar 8 gola dhe ka dhënë 6 asiste.
Gjithsesi, edhe pse Gyndogan ka shprehur se do të largohet, Guardiola vazhdon të këmbëngulë që ta mbajë 31-vjeçarin në skuadrën e tij dhe për sezonin e ardhshëm.
Arena e Lajmit
Loading…