Presidenti i La Ligës ul “me këmbë në tokë” Barcelonën: Ata nuk kanë para për Levandovskin

Robert Levandovski është njeriu i momentit në merkaton e Barcelonës, me sulmuesin polak i cili e ka bërë publike prej kohësh dëshirën e tij për t’u larguar nga Bajerni dhe për t’u transferuar te katalanasit, por gjërat nuk duket të jenë aq të lehta pas deklaratave të fundit të presidentit të La Ligas, Havier Tebas.

tebas

Kreu i ligës spanjolle ka folur në një prononcim për “Marka” lidhur me mundësitë e transferimit të sulmuesit te Barcelona, duke theksuar se në kushtet e tanishme gjendja ekonomike e klubit do ta bënte të pamundur këtë transferim.

“Në këtë ditë që flasim nuk e shikoj si të mundur transferimin e Levandovskit atje.

Duhen të ndodhin gjëra të tjera që në këtë moment nuk po ndodhin, siç janë shlyerja e detyrimeve financiare të prapambetura që Barcelona ka nga dy sezonet e shkuara.

Levandovski ka dhe një vit kontratë me Bajernin dhe do të përfitojë të njëjtën rrogë që merr te bavarezët edhe këtu, në të tilla kushte nuk e shikoj te Barcelona.”, u shpreh Tebas.

Arena e Lajmit


Loading…

Presidenti i La Ligës ul “me këmbë në tokë” Barcelonën: Ata nuk kanë para për Levandovskin

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook