VIDEO/ Depo armësh tek Liqeni i Thatë, gjykata lë në burg 27-vjeçarin, i riu: S’kam asnjë lidhje, garazhin e mora me qira për një mikun tim

Eno Papa Beqiri2

Gjykata ka vendosur arrest me burg për Eno Papa (Beqirin).

Kujtojmë se Eno Papa u arrestua pas aksionit të zhvilluar në zonën e Liqenit të Thatë, ku policia në një ambient të marrë me qira sekuestroi 2 snajperë, 4 kallashnikovë, pistoleta me silenciator, kallëpe tritoli, paruke si dhe mjete për fshehjen e targave.

27-vjeçari Papa, i njohur dhe me mbiemrin Beqiri, sipas Policisë kishte marrë me qira një garazh në rrugën Peti ndërsa të gjitha armët dhe sendet e tjera ishin fshehur aty.

Gazetarja Klodina Lala tha për BalkanWeb se nga ana e tij Eno Papa Beqiri pretendon se nuk ka asnjë lidhje me armët, dhe se garazhin e ka marrë me qira për një mikun e tij.

ndërkohë në operacion  e quajtur ‘Silent’ që u zhvillua në Kodër Mezez ku u arrestuan Dorian Kalo dhe Ervis Bakalli, pas këtij operacioni policia zhvilloi edhe operacionin tek Liqeni i Thatë, që rezultoi me arrestimin e Eno Papa Beqirit.

VIDEO/ Depo armësh tek Liqeni i Thatë, gjykata lë në burg 27-vjeçarin, i riu: S’kam asnjë lidhje, garazhin e mora me qira për një mikun tim

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook