Ndodh edhe kjo! Vodhi lekët në banesë, arrestohet 41-vjeçarja në Voskopojë. Dëshmia e burrit: Më mori 28 mln lekë

Policia E Korces

Një ngjarje e paprecedentë është regjistruar në Voskopojë. Burime zyrtare bënë me dije se një 41-vjeçare është arrestuar, pasi akuzohet nga burri se ka vjedhur një shumë të madhe lekësh.

Gazetarja Lorena Kodra raporton për BalkanWeb se bashkëshorti pretendon dhe ka dëshmuar në polici që i janë vjedhur rreth 28 milionë lekë, ndërsa policia pas dyshimeve dhe kontrolleve të ushtruara tek e dyshuara (bashkëshortja) kanë gjetur rreth 2 milionë lekë të fshehura.

Policia ka sekuestruar lekët e gjetura ndërsa gruaja nuk pranon akuzat.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë bënë arrestimin në flagrancë të shtetases A. N., 41 vjeçe, banuese në fshatin Voskopojë, Korçë, pasi dyshohet se ka vjedhur në banesën bashkëshortore, në fshatin Voskopojë, Korçë, një shumë të konsiderueshme parash, një pjesë e të cilave u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Arena e Lajmit

Ndodh edhe kjo! Vodhi lekët në banesë, arrestohet 41-vjeçarja në Voskopojë. Dëshmia e burrit: Më mori 28 mln lekë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook