Teuta ka arritur të gjej fitoren në minutat shtesë ndaj Laçit, në ndeshjen e përfunduar 2-1.
Pjesa e parë e takimit u mbyll në baraspeshë 1-1 me dy skuadrat të cilat patën shanset e tyre për të shënuar. Atëherë kur gjithçka u mendua e mbyllur Daja solli festën te Teuta me golin e avantazhit në minutën e 94’
Me këtë rezultat Laçi mbetet në vendin e dytë, ndërsa Teuta renditet e 6-ta me 49 pikë ende matematikisht në garë për Europën.
Teuta 2-1 Laçi
Hebaj 24′ Daja 94’/ Guindo 15′
NGJARJET KRYESORE:
94′ GOOOOOL Teuta. Daja gjen rrugën e rrjetës dhe i jep fitoren durrësakëve në minutat shtesë.
72′ Qato provon me një goditje potente nga jashtë zon♪7s, tentativa e tij ndalet nga Pano Qirko.
24’ GOOOOL 1-1. Barazon Teuta. Kotobelli harkon nga e majta në zonë, Hebaj kërcen mbi të gjithë me kokë dhe mposht Dajsinanin.
15′ Gooool 0-1, Laçi në avantazh. Guindo tregohet i sakt nga pika e bardhë e penalltisë.
FORMACIONET ZYRTARE:
TEUTA: Qirko, Qaqi, Jazxhi, Idrizaj, Kotobelli, Aleksi, Beqja, E.Vila, L.Vila, Daci, Hebaj.
Trajner: Renato Arapi
LAÇI: Dajsinani, Ignjatoviç, Ziko, Velija, Malota, Ujka, Spahiu, Qato, Zarubica, Adeleke, Guindo.
Trajner: Shpëtim Duro
GJYQTARË: O.Yzeiraj, M.Shazivari, E.Gjoka
VAR: I.Myrtja; AVAR: M.Bega
Arena e Lajmit
Loading…