Këto ditë të merkatos dhe e ardhmja e tij duket se po kalohen me sportivitet nga futbollisti i Romës, Nikolo Zaniolo i cili ka përfunduar sërish në qendër të vëmendjes nga mediat italiane.
23-vjeçari është filmuar në shoqërinë e një vajze, identiteti i të cilës mbetet i panjohur, me dyshen që shfaqen duke shkëmbyer disa puthje në një disko.
Zaniolo disa ditë më parë u përfol për një lidhje me parukieren shqiptare Kejdis Bardhi, pas publikimeve të disa pamjeve ku të dy shfaqeshin në shoqërinë e njëri-tjetrit në një jaht.