Pasi u shfaq në finalen e Wimbledon, Rita Ora bëhet gati për performancat e saj në festivalet verore (Foto)

Rita Ora ka publikuar disa foto përgjatë provave për shfaqjet e saj të ardhshme verore.

Ylli i popit, ishte e veshur goxha sportive me një ‘body’ te ngushtë  pas trupit me shirita bardhë e zi dhe atletët ngjyrë të verdha. Këngëtarja tregoi fleksibilitetin e saj teksa pozonte, duke shfaqur fizikun e saj në super formë.

Krahas fotove të publikuara ajo shkroi: ‘Sot shkova direkt nga Wimbledon në prova… Shihemi së shpejti në festivalet verore!! Shumë e emocionuar!’

Rikutojmë se artistja së bashku me partnerin e sajm regjisorin Taika Waitit tërhoqën vëmendjen me praninë e tyre në kampionat. Këngëtarja e hitit ‘For You’ veshi një fustan midi shumëngjyrësh, me dizajn abstrakt, me mëngë të gjata, që theksonte format për tu patur zili.

 

Ylli buzëqeshi teksa mbante për krahu regjisorin, i cili dukej elegant me një kostum të thjeshtë bardh e zi. Këngëtarja e kombinoi veshjen e saj me një çantë dore ‘Miu Miu’ ngjyrë kafe dhe sandale të gjata. Rita mbante unaza elegante ndërsa në mes të këtyre temperaturave të larta kishte zgjedhur që flokët t’i kapte. Ajo zgjodhi një make-up të pastër, veror.

Taika veshi një një palë pantallona të zeza me një këmishë të bardhë Prada. Regjisori, 46 vjeç, e shoqëroi pamjen elegante me një kapele dhe atlete. Dyshja kohët e fundit u shfaqën më të dashuruar se kurrë në premierën e ‘Thor: Love and Thunder’ në Londër të martën.  Prej javësh, mediat e huaja raportojnë se çifti po planifikon një dasmë por vetë ata nuk kanë reaguar.

Pasi u shfaq në finalen e Wimbledon, Rita Ora bëhet gati për performancat e saj në festivalet verore (Foto)

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook