FOTO/ Brad Pitt i bashkohet Angelina Jolie dhe fëmijëve në Romë?

Brad Pitt është fotografuar ndërsa mbërriti në aeroportin e Romës të hënën, me një kitarë mbi supe.

58-vjeçari kishte veshur një t-shirt dhe pantallona kafe teksa po dilte nga terminali. Aktori kishte vendosur një kapele të bardhë. Ka të ngjarë që Brad të jetë në qytet për të parë fëmijët që ka me ish-gruan, Angelina Jolie. Çifti ka Maddox, 20 vjeç, Pax, 18 vjeç, Zahara, 17 vjeç, Shiloh, 16 vjeç dhe binjakët Knox dhe Vivienne, 13 vjeç.

Angelina është gjithashtu aktualisht në kryeqytet, ku po drejton filmin e ri “Without blood” – ku luan edhe Salma Hayek. Të shtunën, Angelina u fotografua duke parë Måneskin duke performuar me vajzën e saj Shiloh në Romë. Që nga fitorja e tyre në ‘Eurovizion’ vitin e kaluar, Maneskin janë bërë mega yje globalë – duke iu bashkuar ‘The Rolling Stones’ dhe duke u shfaqur në shfaqje si ‘Saturday Night Live’ dhe ‘The Tonight Show’ me Jimmy Fallon në SHBA.

Angelina prej disa javësh ndodhet në Romë ku po xhiron filmin e saj më të ri. “Without blood” bazohet në romanin më të shitur ndërkombëtar me të njëjtin emër të shkrimtarit italian Alessandro Baricco – me Angelina e cila vjen si skenariste, regjisore dhe producente e tij.

Kasti do të përfshijë të nominuarit për çmimin ‘Oscar’ Salma Hayek dhe Demián Bichir dhe grupi do të xhirojë në rajonet e Pulias dhe Basilicata të Italisë jugore, si dhe në Romë. Filmi zhvillohet gjatë pasojave të një konflikti të paidentifikuar në fshatin italian. E vetmja e mbijetuar është një vajzë 4-vjeçare, Nina, historia e së cilës e detyron lexuesin të eksplorojë të vërtetat e luftës, traumës, kujtesës dhe shërimit.

FOTO/ Brad Pitt i bashkohet Angelina Jolie dhe fëmijëve në Romë?

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook