“Me Abramoviçin s’kam folur që nga fillimi i luftës”/ Shevçenko: Rusia të përjashtohet nga futbolli për sa kohë po na sulmon

Legjenda e futbollit ukrainas Andrij Shevçenko i cili është bërë ambasadori i parë i një shoqate bamirësie të krijuar nga Volodimir Zelenski për të mbështetur vendin e tij në luftë ka theksuar se Rusia duhet të përjashtohet përgjithmonë nga futbolli. 011a15a0-7c13-406e-beeb-50f28d680715

Duke folur për BBC, ish-sulmuesi i Çelsit, Milanit dhe Dinamo Kievit është shprehur se “kjo luftë është mizore. është mizore. Është një gjenocid. Ishte e rëndësishme për mua të gjeja një mënyrë për të ndihmuar vendin tim. Ukraina është e paralizuar, është e pamundur të drejtosh ekonominë, ne po bombardohemi çdo ditë dhe njerëzit po vdesin.”

Ai thotë se të gjitha paratë e mbledhura nga bamirësia United 24 do të shkojnë direkt në bankën kombëtare të Ukrainës dhe më pas do të shpërndahen për të ndihmuar në përpjekjet e luftës.

Të gjitha sportet janë pezulluar në Ukrainë, sepse tubimet masive janë të ndaluara sipas ligjit ushtarak.

Por më 1 qershor, Ukraina do të rikthehet në play-offin e Kupës së Botës kundër Skocisë. “Shumë prej tyre nuk patën mundësi të stërviteshin fare. Por besoj se një mrekulli është e mundur, sepse e di se çfarë lloj motivimi kanë ata”, tha legjenda e futbollit ukrainas.

Kur u pyet për marrëdhënien e tij me ish-pronarin e Çelsit, Roman Abramoviç, Shevçenko tha se nuk ka folur me të që nga fillimi i luftës. Klubet ruse të futbollit janë pezulluar nga të gjitha garat nga FIFA dhe UEFA.

“Për sa kohë që ka një luftë në Ukrainë, asnjë atlet rus nuk duhet të lejohet të marrë pjesë në ndonjë garë. Për shkak të Rusisë, atletët tanë janë të privuar nga çdo sport. Dhe ata mund të vriten në çdo moment”, u shpreh ai.


Loading…

“Me Abramoviçin s’kam folur që nga fillimi i luftës”/ Shevçenko: Rusia të përjashtohet nga futbolli për sa kohë po na sulmon

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook