Partneri i Rita Orës habit me deklaratën për serialin “Stranger Things”: Ata kanë shkatërruar Kate Bush sepse…

Partneri i këngëtares Rita Ora, Taika Waititi duket se është i pakënaqur me përdorimin e këngës së Kate Bush, “Running Up That Hill (A Deal With God)”, në serialin ” Stranger Things.”

Duke folur për filmin e tij të ri, ku ai është regjisor, Taika u pyet: “A mund të bëjnë ‘Love and Thunder’ për ‘Guns & Roses’ atë që ‘Stranger Things’ bëri për Kate Bush?”

Nëse nuk e dini, ‘Thor: Love and Thunder’, filmi i drejtuar nga Taika , përmban muzikë nga grupi legjendar, ‘Guns & Roses’.

Në përgjigjen e tij Taika tha: “Do të thuash se si e shkatërruan Kate Bush ? Unë e dua atë serial, por si dikush mund të ndiejë vërtetë muzikën e Kate Bush … jam shumë i mërzitur! Unë jam bërë një nga ato njerëzit e vjetër që thonë: “Këta fëmijë nuk e kanë dëgjuar kurrë Kate Bush , ata kanë dëgjuar një këngë në një shfaqje televizive! Ata nuk e njohin Kate Bush! Unë e njoh Kate Bush!’”

Kujtojmë se këngëtarja dhe kantautorja angleze 63-vjeçare u ngjit në krye të top-listave javët e fundit, falë vendosjes së hitit të saj të vitit 1985 “Running Up That Hill (A Deal With God)” në një skenë kyçe nga sezoni i katërt i serialit ‘Stranger Things’, duke thyer të gjitha rekordet.

Faqja e internetit e të dhënave muzikore ‘Luminate’ ka vlerësuar se Bush ka gjeneruar një rritje të madhe në honorarët që nga rigjallërimi i popullaritetit të hitit të saj të vitit 1985. Sipas Music Business ‘Worldwide’, ajo ka të ngjarë të ketë mbajtur pjesën më të madhe të atyre të ardhurave vetë, pasi ajo zotëron të drejtën e autorit të regjistrimeve të saj.

Partneri i Rita Orës habit me deklaratën për serialin “Stranger Things”: Ata kanë shkatërruar Kate Bush sepse…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook