“Fyerje për futbollin”, presidenti i La Liga shpërthen pas rinovimit të Mbape: Al Khelaifi është i rrezikshëm

Lajmi se Kilian Mbape do të rinovojë me PSG-në, ka sjellë reagime të shumta në Spanjë ku të gjithë prisnin firmën e tij te Reali. Reagimi më i ashpër ka ardhur padyshim nga presidenti i La Liga, Havier Tebas, i cili prej kohësh ka nisur një luftë personale kundër Naser Al Khelaifit dhe klubeve-shtet të cilat sipas tij po shkatërrojnë futbollin.

sdfsdfsdfsdfs

“Ajo që po bën PSG duke rinovuar me Mape me sasi të mëdha parash (sikur ta dinim ku dhe si i paguan), pasi ka regjistruar humbje për 700 milionë euro në sezonet e fundit dhe ka më shumë se 600 milionë euro rroga në vit, është një fyerje për futbollin. Al khelaifi është po aq i rrezikshëm sa Superliga”, shkruante Tebas në një reagim në rrjetet sociale.

Sipas “AS”, drejtuesit e futbollit në Spanjë janë të pakënaqur me këtë lëvizje të PSG, pasi e cilësojnë një sfidë direkte ndaj UEFA-s dhe se kjo e fundit nuk ndërhyn asnjëherë për të ndalur shkeljet e dukshme të parisienëve.

Arena e Lajmit


Loading…

“Fyerje për futbollin”, presidenti i La Liga shpërthen pas rinovimit të Mbape: Al Khelaifi është i rrezikshëm

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook