17 vite pas vrasjes tronditëse, del në gjyq ish-nxënësi i shkollës ku punonte “Mbretëresha e Bukurisë”! Ja akuzat që rëndojnë mbi të

Procesi i ngritjes së një trupi gjykues për Ryan Duke i cili akuzohet për vrasjen e Tara Grinstead ka filluar në Georgia ndonëse Duke pretendon se nuk është përfshirë në vrasjen e saj. 

Raportohet se mund të duhen gati dy javë për të vendosur një juri. Në vitin 2017, Duke u akuzua në lidhje me vrasjen e një ish-mbretëreshe bukurie dhe mësueses së shkollës së mesme në vitin 2005, kur ai ishte 21 vjeç. Duke kishte mbaruar të njëjtën shkollë ku Grinstead jepte mësim lëndën e historisë.

Duke përballet me akuzat për ‘vrasje me paramendim’, ‘vrasje e shkallës së rëndë’, ‘sulm të rëndë’, ‘fshehje të akuzave’ që rrjedhin nga zhdukja e Grinstead. Grinstead u pa për herë të fundit në një darkë më 22 tetor 2005. 30-vjeçarja nuk u pa më kurrë dhe vendndodhja e trupit të saj mbetet një mister.

Grinstead është shpallur “Miss Tifton” dhe ka konkurruar në konkursin e ‘Miss Georgia’ tre herë. Dy ditë pasi ajo u pa e gjallë për herë të fundit, policia shkoi në shtëpinë e Grinstead në Ocilla. Atje, ata gjetën makinën e saj në rrugë dhe celularin e saj duke u karikuar në një prizë muri. Rrobat që ajo kishte veshur në darkën përpara se të zhdukej ishin ende në një grumbull në dyshemenë e dhomës së gjumit. Por nuk kishte asnjë shenjë prej saj.

Policia pretendon se makina e Grinstead ishte e zhbllokuar dhe se kishte 100 dollarë të paprekura. Sendilja e shoferit ishte shtyrë pothuajse deri në fund, duke treguar se dikush tjetër më i gjatë kishte drejtuar makinën e saj për herë të fundit. Rreth gomave kishte baltë teksa një dorezë u gjet në oborrin e shtëpisë së saj, por testi i ADN-së rezultoi i paqartë. Ora pranë shtratit të Grinstead ishte gjetur nën shtratin e saj dhe një llambë e thyer u gjet e mbështetur pas një muri.

Policia nuk ka sqauar kurrë se cila ishte natyra e marrëdhënies së Duke dhe Grinstead. Në mars 2019, miku i Duke, Bo Dukes, 37 vjeç, u dënua se ndihmoi në fshehjen e vrasjes së Grinstead. Ai u dënua me 25 vjet burg. Bo Dukes u tha hetuesve në vitin 2017 se ai e ndihmoi Duke të digjte trupin e një gruaje që e kishte vrarë aksidentalisht.

17 vite pas vrasjes tronditëse, del në gjyq ish-nxënësi i shkollës ku punonte “Mbretëresha e Bukurisë”! Ja akuzat që rëndojnë mbi të

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook