Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, ka reaguar për situatën në Ishullin e Sazanit, që prej tri ditësh është përfshirë nga flakët.
Kryemadhi ka reaguar me nota kritike ndaj kryeministrit Edi Rama, duke u shprehur se buxheti i shtetit po vazhdon të shpërdorohet më urdhër të kryeministrit.
Statusi:
Mqs kryeministri Rama ka më shumë qef llafet se faktet e papërgjegjshmërisë së tij, ja disa të vërteta, që i ftoj t’i kundërshtojë:
Shqipëria ka në pronësi 4 helikopterë “Cougar”.
Aktualisht sot:
2 janë në Poloni, në pritje për tu servisuar.
I treti ka dy vjet në Itali, pasi ka bërë ulje të detyrueshme në kthim nga Franca.
Ndërsa i katërti është në Farkë, sapo është kthyer nga servisimi në Zvicër, por nuk fluturon dot se ka rrjedhje vaji.
Sot në Farkë fluturojnë vetëm dy helikopterë “As” të Policisë së Shtetit, me të cilët bëjnë stërvitje studentët e rinj. Edhe këta, punojnë vetëm pak orë dhe ngelen në tako.
Ah po, është edhe helikopteri i shëndetësisë EC-135.
Në kohën kur Shqipëria gjendet e papërgatitur ndaj çdo krize që vjen, buxheti i shtetit vazhdon të shpërdorohet me urdhër të Ramës për pronarët e inceneratorëve dhe PPP korruptive, që janë në fakt krenaria më e madhe dhe veprat e vetme të kryeministrit.
Arena e Lajmit