Deputeti opozitar “i ngre zërin” drejtueses së seancës: Kemi pak minutazh, të rishikohet. Felaj: Koha nuk caktohet nga unë, por…

Capture

Ka pasur replika në seancën e sotme plenare. Deputeti opozitar, Luan Baçi e ka cilësuar kohën e dhënë dispozicion nga drejtuesja e seancës për deputetët pa grup parlamentar si të pa mjaftueshme.

Ai tha se koha më e madhe duhet dhënë opozitës, pasi pretendoi se maxhoranca e shfrytëzon për propagandë.

Luan Baçi: Dua të ketë risihikim të minutave për të marrë kohë ne që jemi jashtë grupeve parlamentare. Thatë që kemi 22 minuta kohë ne deputetët që jemi ashtë grupeve parlamentare. Po çdo të flasim ne? Do të ishte mirë që seanca të niste më herët dhe të kishte kohë të bollshme. Duket sikur i japim rëndësi të veçantë problemit të ndjekësve. Katër orë për të gjitha problemet që duhet të kenë deputetët. Kjo kohë duhet t’u jepet deputetëve të opozitës.
Ju më shumë vini këtu të shpalosni arritjet tuaja historike. Do të bëhej mirë të rishikohej kjo rregullore dhe të keni të drejtën e fjalës për të folur.

Ndërkohë, drejtuesja e seancës, Ermonela Felaj theksoi se minutazhi përcaktohet paraprakisht nga kryetarja e Kuvendit.

Ermonela Felaj: Unë i referohem rregullores. Konferencën e thërret kryetari. Kryetari ka vendimmarrjen. Jam autorizuar për të kryer detyrat sipas rregullores. Kryetarja e Kuvendit edhe javën e kaluar edhe sot ndodhet në vizitë zyrtare jashtë vendit.

Arena e Lajmit

Deputeti opozitar “i ngre zërin” drejtueses së seancës: Kemi pak minutazh, të rishikohet. Felaj: Koha nuk caktohet nga unë, por…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook