Sauthemptoni i Armando Brojës ka pësuar një tjetër humbje në shtëpi në ndeshjen e ditës së sotme, e cila ka përfunduar me rezultatin 1-2 në favor të Kristal Palas.
Sauthempton e nisi mirë sfidën ku gjeti golin e para që në minutën e 9-të të takimit, por këmbëngulja e miqve bëri që rezultati të përmbysej fillimisht me golin e Eze dhe më pas me Zaha, që gjeti golin në minutën e 92-të të sfidës dhe vulosi rezultatin përfundimtar 1-2.
Vetëm 25 minuta në fushë për Brojën, me bomberin kuqezi që nuk arriti të gjente golin në këtë sfidë.
Sauthempton renditet në venin e 15-të në klasifikim me një diferencë prej 11-pikësh nga zona e ftohtë.
REZULTATI:
Sauthempton 1-2 Kristal Palas
Romeu 9’, Eze 60. Zaha 90+2’
FORMACIONET ZYRTARE:
NDESHJET E TJERA:
Aston Vija 2-0 Noruiç
Uatkins 41’, Ings 90+3
Uatford 1-2 Bërnli
Tarkovski (og) 8’/ Kork 83’, Brounhill 86’
Uollfs 0-3 Brajton
Mek Alister 42’, Tosard 70’, Bisouma 86’
RENDITJA:
Arena e Lajmit