Kielini e mbyll si… Kielini. Kapiteni i Juventusit i jep lamtumirën bardhezinjve me një të çarë në kokë

Xhiorxhio Kielini ka mbyllur sot përfundimisht karrierën e tij si futbollist i Juventusit dhe e ka bërë në mënyrën e tij tipike, duke dalë i gjakosur nga fusha e lojës.

kielini

Në ndeshjen ndaj Fiorentinës, Kielini ishte titullar për të luajtur në këtë sfidë minutat e tij të fundit me fanellën bardhezi. Por ato ishin vetëm 45, pasi në fund të pjesës së parë, pas një përplasje me Piontek, Kielini përfundoi i gjakosur në kokë për shkak të një të çare mbi vetull.

Alegri sigurisht që nuk kishte pse të rrezikonte lojtarin e tij i cili në raste të tilla vazhdonte ndeshjet me kokën e fashuar. Por me Juventusin që nuk luante për asgjë, është vendosur që Kielini të mos luante në pjesën e dytë, duke u zëvendësuar në pushimin e sfidës, për t’i dhënë lamtumirën Juventusit në mënyrën e tij.

Arena e Lajmit


Loading…

Kielini e mbyll si… Kielini. Kapiteni i Juventusit i jep lamtumirën bardhezinjve me një të çarë në kokë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook