Dinamo e Zagrebit dhe Hajduku i Splitit përplasën “brirët” në javën e fundit të kampionatit kroat, në duelin që rezultoi me një fund të çmendur. Dinamo e Zagrebit, që u shpall dhe kampionia e Kroacisë, mposhti me rezultatin 3-1, Hajdukun e vendit të dytë, teksa 3 gola u realizuan në minutat shtesë.
Fillimisht vendasit kaluan në avantazh me Petkoviç në minutën e 53-të. Për shkak të ndalesave të shumta, gjyqtari akordoi 10 minuta shtesë. Në minutën e 4-t të shtesës, miqtë e Hajdukut, vendosën baraspeshën me Livajën, teksa Dinamo e Zagrebit, nuk u dorëzua, duke realizuar 2 herë të tjera në minutat 90+10 me Orsiç dhe 90+12 me Baturinën.
Ik ben bij veel wedstrijden in Europa geweest, maar de Vječni derbi staat qua pyroshow toch wel op #1. Nog nooit zo iets gezien #DinamoZagreb 😳 pic.twitter.com/HW3BRMdsYN
— Jorden Sok (@Jorden038) May 21, 2022
Në përfundim të duelit e gjithë festa ishte për Dinamon, që festoi titullin kampion mëse të merituar.
Arena e Lajmit
Loading…