Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha në fjalën e tij nga foltorja e Parlamentit, është shprehur se me zgjedhjen e Presidentit të ri të vendit është vendosur përfundimisht sistemi i monizmit.
Ai ka akuzuar kryeministrin Rama dhe mazhorancën se kanë uzurpuar të fundit institucion që nuk ishte nën kontrollin e qeverisë, Presidencën, duke sjellë kështu fundin e balancës së pushteteve.
“Shqipëria e Edi Ramës, vend i monizmit total, republikë moniste e George Sorosit. E shtuna e katër qershorit 2022 do kujtohet si një nga ditët më të zeza të demokracisë shqiptare, funeral i demokracisë në Shqipëri. Me uzurpimin e Presidencës u rivendos sistemi monist i plotë.
Me emërimin më 4 qershor nga pseudo mazhoranca sot si dikur pushtetet janë në duar të një njeriu e një partie. Sot si kurrë më parë në ekzekutiv, çdo zyrtar është i vetëm një partie. Sot si në të shkuarën të gjitha institucionet e larta si Presidenti, KLSH, Shërbimi Informativ, etj, janë të gjitha të PS.
Sot në institucionet e drejtësisë dhe SPAK çdo gjykatës i Gjykatës së Lartë është emëruar nga PS. Sot në Shqipërinë moniste të gjitha organet jo qeveritare kontrollohen nga qeveria dhe Sorros, mediat me shumë pak përjashtime kontrollohen nga qeveria, sot të gjithë sektorët madhorë ekonomike zotërohen nga oligakët e Ramës. 4 qershori shënon zhdukjen e çdo lloj kontrolli ndaj pushteteve. Me zgjedhjen 2 dit më parë të Presidentit Socialist nga PS u zhduk balanca mes pushteteve”, tha ai.
Arena e Lajmit