U kap në një lokal duke vënë baste sportive, arrestohet i riu në Mamurras

Whatsapp Image 2022 06 25 At 12.07.32 Pm

Goditet 1 rast tjetër të veprimtarisë së organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit, ndërsa në pranga ka rënë një 24-vjeçar.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasin me inicialet E.S., banues në fshatin Shperdhet, Mamurras, për veprën penale “Organizimi i lotarive të palejuara”.

NJOFTIMI I POLICISE
Vinte baste sportive me celular, vihet në pranga 24-vjeçari.

Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale, aparati celulari që përdorej për kryerjen e kësaj veprimtarie të paligjshme.

Specialistët për Hetimin e Krimit të Komisariatit të Policisë Krujë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Fati i lojërave” që ka si qëllim goditjen e rasteve në fushën e organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit, kanë vijuar kontrollet në lokale dhe ambiente të tjera, ku mund të organizohen lojëra fati të palejuara. Si rezultat, është bërë e mundur goditja e një rasti tjetër të kësaj veprimtarie të kundërligjshme dhe arrestimin në flagrancë i shtetasit:

-E. S., 24 vjeç, banues në fshatin Shperdhet, Mamurras, për veprën penale “Organizimi i lotarive të palejuara”.

Ky shtetas u kap nga shërbimet e Policisë në një lokal, duke vënë baste sportive përmes aparatit celular, i cili iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.

U kap në një lokal duke vënë baste sportive, arrestohet i riu në Mamurras

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook