Mançester Sitin dhe Liverpulin i ndan 1 pikë në 90 minutat e fundit/ Nga titulli te milionat, Anglia luan gjithçka

Duke iu drejtuar javës së fundit të Premier Ligës, e cila do ta ulë siparin ditën e diel, skuadrat nuk do të luftojnë vetëm për titull, Europë dhe mbijetesën, por luajnë edhe miliona paund të cilat jepen si premio merite për pozicionin në klasifikimin përfundimtar.

LIVERPUL SITI 2

Disfata e Kristal Palasit me përmbysje 3-2 me Evertonin të enjten solli humbjen e tri pozicioneve për skuadrën e Vieirasë në klasifikim: nga vendi i 10-të në të 13-in.

Dhe për shkak të kapitullimit në “Goodison Park”, londinezët pritet të humbasin gati 7 milionë paund premio merite, duke qenë se ndeshjen e fundit e kanë kundër Mançester Junajtidit.

Dhe ata rrezikojnë të dështojnë që të marrin mjaftueshëm pikë sa për të rikuperuar paratë e humbura. Stiven Xherrard jo vetëm do të bëjë çmos që të pengojë Sitin të shpallet kampion, por do t’i jepte shansin Aston Vilës së tij që të përmirësonte bonusin e meritës me gati 9 milionë paund në rast se fitojnë në javën e fundit në “Etihad” dhe rezultatet e rivaleve shkojnë në favorin e tyre.

“Villains” kanë ende shanse për t’u renditur të 10-ët në kampionat duke qenë se kanë një golavarazh më të mirë sesa Brajtoni. Por ata duhet të mundin kryesuesit e Guardiolës dhe misioni nuk është aspak i lehtë.

Drejt majës së klasifikimit luhet më shumë sesa 2.2 milionë paund ekstra: titulli, Liga e Kampioneve dhe Liga e Europës janë duelet më interesante të javës së fundit. Liverpuli pret Uolvesin dhe nëse fiton, duhet që Aston Vila të marrë minimalisht një barazim ndaj Sitit.

Arsenali lutet për një mrekulli në Norfolk. “Topçinjtë” kanë nevojë që Noruiçi të mundë Totenhemin për t’i rrëmbyer vendin e katërt.

Dhe Uest Hemit i duhet të fitojë me Brajtonin në “Amex” e të shpresojë që Palasi të ndalë Junajtidin në një barazim ose t’i mundë për t’u renditur në pozicionet e Ligës së Europës.

Nëse skuadra e Mojesit e arrin këtë gjë, atëherë trajneri i ardhshëm i Junajtidit, Erik ten Hag, do t’i drejtojë “Djajtë” në Ligën e Konferencës sezonin e ardhshëm.

tab 1

Përgatiti: ANDROKLI DRALO


Loading…

Mançester Sitin dhe Liverpulin i ndan 1 pikë në 90 minutat e fundit/ Nga titulli te milionat, Anglia luan gjithçka

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook