Maxi Lopez duket se nuk do të qëndrojë shumë larg futbollit, edhe pse ka varur këpucët në gozhdë thuajse një vit më parë.
Ish-sulmuesi argjentinas vendosi të largohej nga fusha e lojës dhe të ndiqte një karrierë tjetër e shumëkush mendoi se do të ishte “rival” me Wanda Narën si menaxher futbollistësh.
Por ai duket se ka ambicie më të mëdha se ish-bashkëshortja e tij, pasi është mësuar se do të jetë pjesë e një grupi investitorësh që duan të blejnë Birmingemin, një nga klubet historike angleze që për shumë vite ka qenë në elitën e futbollit të këtij vendi.
Një nga miqtë e tij, Kristian Kodomo, është gati të blejë klubin nga “Birmingham Sports Holding Limited” dhe Maxi Lopez është një nga ata të cilët do të investojnë për shifrën e blerjes së aksioneve.
/