VIDEO/ Taika Waititi ndërhyn live në intervistën e Rita Orës: Ja pamjet virale

Ndërhyrja e të fejuart të Rita Orës , Taika Waititi, prishi intervistën e saj live me një emision televiziv australian.

Këngëtarja me origjinë shqiptare po përfundonte bisedën e saj me prezantuesen Natalie Barr nga shtëpia e saj në Londër, kur regjisori i Thor, u shfaq papritur në kamer për të përshëndetur.

“Taika, largohu nga intervista ime!”- tha Rita, përpara se çifti të shpërthente në të qeshura.

Pasi ai u largua, Rita shtoi: “Kthehu! Thuaj përshëndetje të gjithëve.” 

“Përshëndetje, nuk mund t’ju dëgjoj,”- u përgjigj Taika, ndrësa fragmenti i intervistës më video tashmë po shpërndahet kudo në rrjet.

Gjatë intervistës, Rita foli për xhirimet e sezonit të fundit të The Voice Australia në Sydney.

“Është vendi më i mirë ndonjëherë… Unë e kaloj kohën më të mirë; është si të jesh me pushime”, tha Rita. “Dhe unë jam shumë mirënjohëse që Australia më pranoi dhe më bën të ndihem sikur është shtëpia ime e dytë.”- shtoi ajo. 

Kjo vjen pasi Taika thuhet se u transferua në pronën e të fejuarës së tij prej 8 milionë paund në veri të Londrës. Çifti janë parë duke kryer punë nëpër pronë, gjë që sugjeron se ajo mund të jetë shtëpia e tyre e përhershme.

Rita, e cila është duke punuar në disa filma dhe The Voice Australia, dhe Taika, i cili po planifikon disa filma, shpresojnë të lidhin martesën pasi angazhimet e tyre të punës të kenë përfunduar, raporton The Sun.

Një burim tha: “Është e pazakontë të shohësh Ritën në lagje këto ditë – ajo bleu shtëpinë, por u largua nga vendi pothuajse menjëherë më pas dhe mezi ka kaluar asnjë kohë atje. Por ata po blinin gjëra dhe po ngarkonin copa dhe është e qartë se kjo do të jetë vendi ku ata e quajnë shtëpi, të paktën për një kohë. Ata janë një çift shumë i bukur, dhe kanë shtëpi në të gjithë vendin, por dukej sikur kjo ishte një lëvizje mjaft e përhershme duke parë sjelljen e tyre.”

VIDEO/ Taika Waititi ndërhyn live në intervistën e Rita Orës: Ja pamjet virale

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook