FOTO+VIDEO/ Emocionuese! Mposhtën Juventusin dhe u rikthyen në Europë pas 5 vitesh, Fiorentina ia dedikon suksesin kapitenit që ndërroi jetë tragjikisht

Fiorentina arriti të merrte një tre pikësh të çmuar teksa e mbylli këtë edicion të Serisë A me fitore duke mposhtur në stadiumin “Artemio Franchi” Juventusin me rezultatin 2-0.

BIRAGI

Golat u shënuan nga Dankan në minutën e 45+1′ dhe Niko Gonzalez me penallti në minutën e 90+2′.

Ky ishte një sukses i madh për skuadrën vjollcë teksa janë rikthyer në kompeticionet europiane pas 5 vitesh mungesë, ku do të marrin pjesë në Ligën e Konferencës në sezonin e ardhshëm.

BIRAGI 1

Emocionuese është fakti se skuadra nga Firence asnjëherë nuk e harron ish-kapitenin e saj, Davide Astorin ku në çdo ndeshje ka thirrje dhe kore dedikuar tij nga tifozët, por edhe nga lojtarët ku pjesën më të madhe ia dedikojnë atij golat.

Së fundmi pas vërshëllimës përfundimtare, të gjithë lojtarët kanë veshur nga një fanellë të dedikuar për Davide Astorin duke festuar me tifozët këtë sukses.

FIORENTINA

Davide Astori ndërroi jetë tragjikisht më 4 mars 2018, në një hotel në Udine ku skuadra e Fiorentinës ishte e grumbulluar para ndeshjes ndaj Udinezes, shkak i vdekjes së tij thuhej të ishte ataku kardiak.

BIRAGI 2

ASTORI

FIORENTINA 1

FIORENTINA 3

FIORENTINA 4

– Arena e Lajmit


Loading…

FOTO+VIDEO/ Emocionuese! Mposhtën Juventusin dhe u rikthyen në Europë pas 5 vitesh, Fiorentina ia dedikon suksesin kapitenit që ndërroi jetë tragjikisht

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook