Zgjedhja e presidentit/ Zekthi: Proces okult, mazhoranca nuk u përpoq për një kandidaturë gjithëpërfshirëse

Zekthi Spiropali

Analisti Fitim Zekthi, i ftuar në emisionin “Open” në News24 me gazetaren Eni Vasili, ka folur në lidhje me zgjedhjen e Presidentit të ri të vendit. Ai u shpreh se procesi i zgjedhjes së kreut të ri të shtetit ka qenë një proces më shumë se hermetik. Sipas tij ky ka qenë një proces okult.

Në një diskutim me ministren e Shtetit për Parlamentin. Elisa Spiropali, zoti Zekthi tha se mazhoranca nuk bëri sa duhej për zgjedhjen e një presidenti gjithëpërfshirës.

Ndërsa zonja Spiropali deklaroi se mazhoranca iu afrua me çdo mundësi opozitës dhe nuk e mendonte dot që nuk do t’i paraqitej zyrtarisht as një emër mbi kreun e shtetit.

Fitim Zekth: Sipas meje ishte proces okult jo hermetik. Gjatë 3 raundeve ku Kushtetuta kërkon 3/5 bëhen diskutime për të cilat publikisht nuk dimë asgjë dhe në momentin e fundit, një ditë para fazës së 4 Kryeministri propozon kandidatin, kur jam i sigurt që shumica edhe në PS nuk dinin asgjë.

Është thyer fryma kushtetuese që kërkon President me 3/5 dhe përpjekje serioze për negociatë për një President mbi PS. Ne vihemi përballë një procesi okult dhe një njeriu për të cilën nuk je dot as kritik sepse nuk ke arsye. Ishte shefi i Shtabit të Përgjithshëm. Një proces i tillë është problematik.

Në Greqi për shembull është kreu i Gjykatës Supreme por nuk është zgjedhur në një proces okult. Mitsotakis tha që kjo është kandidatja dhe kërkojmë konsensus e përkrahje nga partitë e tjera.
Në gjykimin tim qeveria jonë ka probleme të rënda në zbatimin e ligjit dhe ushtrimin e pushtetit.

Elisa Spiropali: Të tre raundet e para iu afruam opozitës me çdo mënyrë dhe nuk mendoja që ata deputetë e drejtues të opozitës nuk do të merrnin mundimin as të sillnim emrat. E kishin detyrim ndaj qytetarëve të sillnin një alternativë. E kanë detyrim ndaj publikut. Në një pozitë shumë më të vështirë nëse do sillnin emra por ishim të përgatitur të merrnim emra dhe të bënim debat edhe në Kryesinë e PS. Po ngatërroni procesin kushtetues me propozimin e emrave. Emrat që u hodhën në eterin e portaleve, duhet të kishin ardhur zyrtarisht tek ne. Aty mund të niste biseda për një proces serioz. I kuptoj arsyet, kanë një hije të rëndë që u ka zënë pritë në parti dhe u thotë jeni tradhtar rrini aty e mos bashkëpunoni me këta. Po kjo t’i pengojë të bëjë detyrën është e rëndë…

Fitim Zekthi: Parashikohet nga Kushtetuta raundi i katër pa 3/5 me sforco për të mos shkuar në zgjedhje të parakohshme jo se duhet president partiak. Ju nuk u përpoqët për një president gjithëpërfshirës.

Arena e Lajmit

Zgjedhja e presidentit/ Zekthi: Proces okult, mazhoranca nuk u përpoq për një kandidaturë gjithëpërfshirëse

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook