Një aksident i rëndë ka ndodhur në afërsi të TEG-ut këtë pasdite, ku një 40- vjeçar që drejtonte një motomjet, është përplasur me një betoniere me drejtues shtetasin A. H., 41 vjeç.
Si pasojë shtetasi E. T. është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Ndërkohë në pamjet e bëra publike nga gazetari Erion Skëndaj, shihet motori i ndarë në dysh. Sakaq, grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 25.06.2022, në afërsi të TEG-ut, shtetasi E. T., 40 vjeç, duke drejtuar motomjetin e tij është përplasur me një mjet (betoniere) me drejtues shtetasin A. H., 41 vjeç.
Si pasojë shtetasi E. T. është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.