“90 minuta nga lavdia, të tilla ndeshje fitohen me mendje”, Pioli provokon: Tani e kotë që luajmë në një orar…

Sasuolon e ka përballur 8 herë, nga të cilat në 4 raste ka dalë nga fusha me pikë të plota. Tri humbje dhe një barazim plotëson statistikat e Stefano Piolit me rivalin e së dielës. Ndërkohë, vëmendja e trajnerit është të sfida e kampionatit ku mund të ngrejë edhe trofeun e parë në karrierë. 56-vjeçari është i qetë dhe po studion detajet e fundit, çka e pranon edhe në intervistën e dhënë për televizionin e klubit.

pioli

Si ka qenë kjo javë për ju dhe skuadrën?

Të qetë dhe të fokusuar, por edhe të entuziazmuar pas fitores me Atalantën. Kemi pasur jo pak probleme, por kemi ditur gjithmonë të gjejmë zgjidhje. Gjatë gjithë sezonit provuam shumë gjëra për të gjetur zgjidhjen e duhur. Titulli do të ishte një çmim i madh për djemtë.

Cila do të jetë qasja ndaj Sasuolos?

Të gjitha ndeshjet e mëparshme na kanë mësuar se nëse qëndrojmë të përqendruar atëherë kemi cilësinë për të fituar ndeshjen. Fitoret e fundit na kanë dhënë edhe më shumë besim. Kemi ende defekte, por gjithmonë përpiqemi të përmirësohemi. Sasuolo është një rival i ndërlikuar, ndaj duhet të bëjmë shumë kujdes.

Sekreti i Milanit a është vërtetë në punën e fushës?

Është gjëja që më bën më shumë krenar. Lojtarë kanë qenë gjithmonë shumë të disponueshëm. U kërkuam atyre parime të reja loje dhe duhej kohë, por më vjen mirë që janë gati për çdo gjë që u kërkohet. Ata pëlqejnë të përgatisin ndeshjet në këtë mënyrë dhe të rrisin cilësinë e grupit. Tani na ka mbetur edhe një ndeshje e pastaj të shohim se çfarë do të ndodhë.

Elozhet për grupin nuk kanë munguar edhe nga specialistë jashtë Milanit.

Kam fatin që stërvis lojtarë të fortë që po më tregojnë pjekuri dhe vetëdije. Duhet të bëjmë edhe një ndeshje si ato që kemi përballur kohët e fundit.

Përse për Kruniçin flitet kaq pak?

Rade është një lojtar shumë inteligjent dhe është fati im si trajner. Është gjithmonë në dispozicion.Ndaj, nëse kemi mbërritur këtu është sepse mbi të gjitha atyre që kanë luajtur nuk u ka munguar kurrë gatishmëria dhe respekti.

Çfarë mendoni për faktin që ju dhe Interi do të luani në të njëjtën kohë?

Kjo u vendos vetëm për ndeshjen e fundit, është e kotë të humbasim më kohë për ta diskutuar.

Përgatiti: REINOLD BAKALLI


Loading…

“90 minuta nga lavdia, të tilla ndeshje fitohen me mendje”, Pioli provokon: Tani e kotë që luajmë në një orar…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook