Statistikat interesante të Inter-Sampdoria/ Inzagi për rekordin, dorianët 5 vite pa fitore në “Giuseppe Meazza”

– Interi dhe Sampdoria janë sfiduar 129 herë mes tyre në Serinë A me një bilanc prej 70 suksesesh zikaltër, 21 të Sampdorias dhe 38 barazime.

IN SA

Në të 6 ndeshjet e fundit të Serisë A ndërmjet Interit dhe Sampdorias, janë shënuar të paktën tre gola (gjithsej 23) dhe të dyja skuadrat e kanë gjetur golin, duke sjellë 4 fitore të Interit 1 barazim, 1 fitore të Sampdorias.

Interi ka fituar 4 ndeshjet e fundit të luajtura në fazën e dytë kundër Sampdorias dhe humbja e fundit e zikaltërve në këtë periudhë daton në prill 2017, pikërisht në “San Siro”, ku skuadra e Marko Xhampaolos mposhtte atë të Stefano Piolit.

Ajo e prillit 2017 është fitorja e vetme e Sampdorias në “San Siro” kundër Interit në 19 ndeshjet e fundit në shtëpinë zikaltër.

Në 5 nga 6 rastet e mëparshme në të cilat Interi ka tejkaluar 80 pikë (aktualisht 81) në një sezon të Serisë A në epokën e tri pikëve për fitore, ata kanë fituar titullin (përjashtim bën vetëm sezoni 2019-2020, kur ka përfunduar i dyti pas Juventusit me 82 pikë).

Nëse fiton kundër Sampdorias, Inzagi do të bëhet trajneri i tretë në historinë e Interit i aftë për të marrë të paktën 25 fitore në Serinë A në sezonin e tij debutues në pankinën e zikaltërve pas Aldo Olivierit (1950-1951) dhe Zhoze Murinjos (2008-2009).

Interi është skuadra që ka shënuar më shumë gola me sulme vertikale në këtë kampionat (10 gola), ndërsa vetëm Xhenoa (1) ka shënuar më pak se Sampdoria (2) në këtë mënyrë.

Interi është viktima e preferuar e Antonio Kandrevës në Serinë A: gjashtë gola kundër zikaltërve, përfshirë 5 në 6 ndeshjet e tij më të fundit, të luajtura me Sampdorian dhe Lacion.

Arena e Lajmit


Loading…

Statistikat interesante të Inter-Sampdoria/ Inzagi për rekordin, dorianët 5 vite pa fitore në “Giuseppe Meazza”

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook