Plot 19 vite pritje, Erzeni i Dedes feston rikthimi në elitën e futbollit shqiptar

Erzeni rikthehet në Superiore pas plot 19-vitesh. Hera e fundit që shijakasit militonin në elitën e futbollit shqiptar, ishte sezoni 2002-2003. Ndërkohë që me fitoren e sotme ndaj Vorës me shifrat 1-5, skuadra e drejtuar nga Nevil Dede, arriti të siguronte matematikisht, biletën për në Kategorinë Superiore, kur ka mbetur për t’u luajtur edhe 1 javë nga fundi i kampionatit.

Erzeni festa

Në përfundim të duelit ndaj Vorës, të zhvilluar në kompleksin sportiv “Internacional”, një festë legjitime shpërtheu në periferi të kryeqytetit, ku futbollistët e Erzenit, festuan me tifozët që kishin udhëtuar nga Shijaku këtë sukses madhështor.

Erzeni2

Arena e Lajmit


Plot 19 vite pritje, Erzeni i Dedes feston rikthimi në elitën e futbollit shqiptar

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook